Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së, cmimet e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë janë më të larta për 14.2 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2021. Sipas ASK-së, lëndet djegëse si druri dhe peleti janë rritur për 43.5 për qind.
Kështu, një metër kub dru këtë vit po shitet mesatarisht rreth 80 euro. Cmim ky mjaft i lartë për standartin e jetesës në Kosovë.
Nëse marrim për bazë një krahasim me një shtet mjaft të pasur dhe të fuqishëm si Zvicra, atëherë vërejmë se sa shumë është rritur çmimi i drurit, shkruan IndeksOnline.
Në një shpallje të një faqe zvicerane ku janë publikuar çmimet e drurit për një metër kubik, del se në Kosovë çmimet janë pothuajse dyfish më të larta. Në postimin e publikuar del që tre kubik metër shiten për 150 frang, respektivisht një kubik metër shitet 50 frang.
Vlen të theksohet se GDP-ja në Zvicër për vitin 2021 ishte 812.87 miliardë dollarë.