7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Meta zbulon fjalët që Rama ia kishte thënë kur e vendosi president

- Advertisement -

Në një intervistë televizive, presidenti Ilir Meta, ndër të tjera u rikthye të flasë edhe për kohën kur u zgjodh president.

“Që të jemi koherent, kur Edi Rama më ka propozuar mua, në atë kohë opozita ishte futur në çadër. Unë përpiqesha të bënim një marrëveshje dhe Presidentin ta zgjidhnim nga opozita që ta fusnim atë në zgjedhje. Por zoti Rama në vitin 2017, ka thënë: Ne më të mirë se zoti Meta si kandidat për të mbrojtur të drejtat e opozitës nuk kemi ku të gjejmë. Dhe kishte të drejtë, se unë dhe si Kryetar Parlamenti edhe pse isha në koalicion me të, i respektoja maksimalisht të drejtat e opozitës në Parlament”, tha Meta.

Për Metën, Rama nuk kishte asnjë arsye për t’u zhgënjyer më pas. Ai kishte të drejtë dhe nuk kishte asnjë arsye pse të zhgënjehej më pas. Unë kam thënë në Parlament kur jam zgjedhur, do të vazhdoj të mbetem Ilir Meta, ai studenti i Dhjetorit ‘90. Kam premtuar që midis pushtetit dhe demokracisë, unë do zgjedh demokracinë. Atë që ka bërë Ilir Meta e ka bërë për demokracinë dhe pluralizmin politik./A2/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit