Home Lajme Meta vijon të mbetet politikani më i papëlqyer nga shqiptarët – Rama, Berisha dhe Basha rriten në sytë e publikut

Meta vijon të mbetet politikani më i papëlqyer nga shqiptarët – Rama, Berisha dhe Basha rriten në sytë e publikut

0
Meta vijon të mbetet politikani më i papëlqyer nga shqiptarët – Rama, Berisha dhe Basha rriten në sytë e publikut
Ish-presidenti i Shqipërisë, kryetar aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të mbetet politikani më i papëlqyer na shqiptarët, edhe pse prej kohësh ai tashmë mban një profil më të ulët dhe të tërhequr politik.

anë këto përfundimet e sjella nga Barometri në Euronews Albania, i cili duke sonduar miratimin për politikanët shqiptarë ka zbuluar se vetëm 10.7% e shohin pozitivisht figurën e Metës, me 85.2%, që e cilësojnë si figurë politike negative.

Nga ana tjetër, ndër aktorët madhorë të politikës në vend, është sërish kryeministri Edi Rama, ai i cili ka pëlqyeshmërinë më të lartë, me 47.8% të njerëzve, të cilët e vlerësojnë pozitivisht atë.

Ndërsa, në radhët e brendshme të socialistëve, Rama gëzon një aprovim absolut, me 91.6% të socialistëve, të cilët e vlerësojnë pozitivisht figurën e tij.

Në një periudhë një-vjeçare, miratimi për Ramën është rritur me 11 pikë, duke kaluar nga 36.8% aprovim në 47.8%.

Rritje në këtë aspekt ka pasur edhe drejtuesi politik i opozitës, Sali Berisha, i cili brenda vitit e ka rritur mendimin pozitiv për të me 9.6 pikë, duke kaluar në 30.6% mendim pozitiv, karshi 65.7% mendim negativ në rang popullate për të.

Teksa siç pritej, në radhët e socialistëve nuk gëzon aspak mendim të mirë, edhe te demokratët, Berisha ka miratimin e 64.3% të tyre, të cilët shprehen se e vlerësojnë figurën e tij.

Megjithatë, rritjen më të madhe të pëlqyeshmërisë brenda vitit e ka pasur kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga pëlqyeshmëria njëshifrore ka kaluar në pëlqyeshmëri më të lartë.

Ai është rritur me 14.3 pikë, duke shkuar nga 7.6% mendim pozitiv në 21.9%.

Vetëm se Basha nuk e gëzon mbështetjen brenda PD-së në nivelet e Berishës, pasi te demokratët, vetëm 35.7% kanë mendim pozitiv për të.

I përcjellë në listën e Euronews ndërkaq, është Republikës, Bajram Begaj, i cili si figurë mbi palët gëzon mendimin më pozitiv të shqiptarëve, me 52.9%, duke qenë mbi aktorët politikë.

Në sondim, Barometri ka marrë parasysh edhe politikanët e rinj, mes të cilëve, Adriatik Lapaj është ai, i cili rezulton të ngjallë opinion më pozitiv në publik, me 27.78%.

Arlind Qori nga ana tjetër ka simpatinë e 17.6% të shqiptarëve dhe Endri Shabani, të 13%.

Ajo që bie në sy megjithatë, është fakti se një shumicë e madhe e të anketuarve nuk i njohin këto figura publike, me rreth gjysmën e të pyeturve të paaftë për të dhënë përgjigje, pasi nuk i thotë gjë emri i tyre.

Exit mobile version