Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryeministrin e dorëhequr të vendit Zoran Zaev. Meta ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa pamje nga takimi.
Në postimin e tij kreu i shtetit shkruan se e falenderoi Zaev-in për kontributin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO. Po ashtu, Meta thotë se i shprehu falenderime Zaev-it për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretinke dhe konsolidimin e demokracisë në vend.
“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, ka shkruar Meta.