-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Meta rikthehet në LSI, rimerr teserën: S’dua drejtimin! Partia e referendumit, shpata për Esat Pashët e rinj

- Advertisement -

Një ditë pasi hoqi kostumin e presidentit, Ilir Meta e nisi ditën në LSI duke rimarrë teserën e kësaj partie.

“Një ditë e re agim i ri dhe rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha nostaligji për dokumentin e LSI-së. Jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahej peng për fat të keq nga PS dhe falë angazhimit të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni”, tha Meta.

Ai i prerë ai tha se nuk ka ardhur për të rimarrë drejtimin e partisë.

“Nuk jam këtu për të rimarrë drejtimin e LSI, jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI për t’u bashkuar të gjithë se bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Triumfi është se sovraniteti në shqipëri I përket popullit. Ka ardhur momenti që ta ushtrojë”.

Më tej gjatë prononcimit për media nga selia e LSI Meta tha: Referendum do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë kleptokratët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që ngulin thika pas shpine edhe shtetësisë së Kosovës dhe interesave të Kosovës”.

https://fb.watch/eu6Mo1DfBH/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit