Analisti politik Bardhyl Meta ka folur për zotimet e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se nuk ka programe konkrete dhe se shumë prej premtimeve janë përsëritje të atyre të mëparshme.
Sipas Metës, një pjesë e këtyre premtimeve nuk janë reflektuar në buxhetin e aprovuar për vitin 2025.
“Sidomos kur je në qeverisje ki mundësi me finesat me të mëdha me dalë me program edhe me çështje konkrete, e ke krejt aparaturë që t’i mundësojnë të dhënat më të mira mbi të cilat ndërtohet një program i mirë, por i lexova ato zotime se program nuk ka, kemi shumë përsëritje të atyre që i ka bërë. Krejt çka mund të them unë sot për sot, ato zotime nuk i ke në buxhet të cilin e ka aprovuar para një muaji për vitin 2025, ato duhet me qenë pjesë e saj.
Po e zëmë atë një miliardin që e kishte thënë, mesa e kuptove i bie që me ja vendos Bankës Zhvillimore, hyra e lypa ku është, ku e ka objektin, se kur ja qon një miliardë euro ajo duhet të jetë e regjistruar. Qe katër vjet e ka nisë këtë bankën zhvillimore… Nuk pat premtime serioze”, ka deklaruar Meta në Debat Plus.