14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Meta: Organe të Presidencës s’janë mbështetur nga buxheti i 2025

- Advertisement -

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se nga buxheti i vitit 2025 nuk janë mbështetur shumë organe brenda Presidencës.

Meta në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1 ka përmendur disa prej këtyre organeve për të cilat sipas tij është ndarë zero buxhet.

“Shumë organe brenda Presidencës nuk janë mbështetur dhe lejohet që të funksionojë me buxhet zero apo lejohet që të funksionojnë edhe me zero punëtor. Më lejoni ti potencoj dy apo tri çështje. Departamenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare për Siguri i cili ka zero të punësuar dhe zero buxhet dhe si mund të funksionojë një departament i tillë në këtë mënyrë kur me kushtetutë thuhet se presidenca ka rolin kyç dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Së dyti ju e dini ka qenë krenari për tërë Kosovën Agjenda për Gratë Paqen dhe Sigurinë ku është përmendur edhe në samitin e Nato-s nga Sekretari i Shtetit, edhe këtu është ndarë zero buxhet. Gjithashtu është Qendra e Ekselencës për gratë dhe sigurinë , zero para dhe zero punëtor”, ka thënë ai.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025, me 59 vota pro, zero kundër dhe 2 abstenime, duke hapur kështu rrugën për ndarjen e buxhetit të ardhshëm të vendit.

Projektbuxheti, në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 30 tetor dhe përfaqëson një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2024, që ishte 3.3 miliardë euro./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit