Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se nuk do të paraqitet në seancën për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, më 1 shkurt.
Meta u shpreh se nuk ka besim te një gjykatë, e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.
“Unë nuk shkoj në një gjykatë, e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa u takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.
Megjithatë, Meta nuk e bojkotoi seancën, por do të dërgojë një përfaqësues ligjor.
Meta tha se problemi i shqiptarëve nuk është shkarkimi apo jo i tij, por zgjedhjet lokale.
Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenime.
Me datën 1 shkurt, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për këtë çështje./euronews.al/