14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Meta nga qelia për protestën: Një komb, një qëndrim – liri për çlirimtarët

- Advertisement -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nga qelia protestën në mbështetje të UÇK-së, e zhvilluar sot në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se i gjithë kombi shqiptar qëndron bashkë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti ka kërkuar gjithashtu liri për çlirimtarët e Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin dhe të tjerët, të cilët po mbahen në paraburgim.

Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Meta në Facebook, krahas fotografive nga protesta në mbështetje të UÇK-së.

Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në qeli prej një viti, pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij nga SPAK.

Të ngjashme

Të fundit