Meta ka vendosur në mënyrë të përkohshme të ndryshojë seksionin e komenteve në Facebook në përgjigje të konfliktit Izraelito-Palestinez. Kompania tha se ka vendosur të bëjë disa ndryshime për të mbrojtur njerëzit nga komente të padëshiruara.
Sipas ndryshimit, komentet në postimet e reja publike do të jenë të kufizuara vetëm për miqtë e përdoruesit që e ka bërë postimin ose ndjekësit e hershëm.
Hapi është i pazakontë sepse postimet publike në Facebook zakonisht mund të shihen dhe të komentohen nga të gjithë. Meta nuk specifikoi sesa përdorues do të preken por kufizimi do të aplikohet vetëm për përdoruesit që jetojnë në këto vende dhe rajone.
Kompania tha se të gjithë përdoruesit e Facebook do të kenë opsionin për të kufizuar komentet pavarësisht vendndodhjes dhe se do të njoftonte përdoruesit e prekur nga kufizimi në fjalë.
Nuk është hera e parë që përgjigja e Meta ndaj konfliktit Izrael-Palestinë ngre shqetësime. Në Maj të 2021, hera e fundit kur shpërtheu dhuna në rajon, praktikat e moderimit të Facebook kishin shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes së Palestinezëve sipas një raporti të komisionuar nga vetë Meta. /PCWorld Albanian