12.3 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Meta kritikon “heshtjen” institucionale dhe të partive politike për incidentin e Osmanit

- Advertisement -

Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së nga partia Guxo, Bardhyl Meta ka kërkuar që të mbrohet Republika e Kosovës dhe kreu i saj, presidentja Osmani pas incidentit në aeroportin e Shkupit.

Në një reagim në Facebook, ka kritikuar mos reagimin sipas tij nga institucionet dhe partitë politike.

“Pse ky mosreagim institucional e politik partiak?!Çka është ky mosrespektim i shtetit- Republikës së Kosovës dhe kreut të saj?! Respekti ndaj Presidentes së Republikës është respekt ndaj shtetit sovran të Kosovës. Mos të lejojmë baltosjen e shtetit. Presidentja Vjosa Osmani është identiteti dhe dinjiteti i Republikës. Republika është mbi të gjitha e Presidentja është kreu i saj”, ka shkruar ai.

Për këtë incident ka reaguar të martën përsëri Presidenca për sipas tyre qasjen jo serioze të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë Veriore.

Të ngjashme

Të fundit