11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Meta kërkon mobilizim të qytetarëve: “Mua këtu më keni me kallash në dorë, di të qëlloj mirë”

- Advertisement -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot ka protestuar kundër ndërtimit të TEC-it në Roskovec.

Ai ka bërë me dije ndërtimi i TEC-it do të shkatërroi blegtorinë dhe bujqësinë e zonës.

Protesta e tij ka qenë e veçantë. Ai ka marrë një çekiç dhe ka goditur pikat që janë vendosur për ndërtimin e termocentralit në fjalë.

Me këtë rast, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim.

Meta iu ka premtuar qytetarëve se edhe ai do të jetë përkrah tyre.

Madje, ai ka përmendur edhe armët.

“Mua këtu më keni me kallash në dorë, di të qëlloj mirë, nuk më dridhet dora”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndërtimi i këtij termocentrali duhet të kundërshtohet me çdo mjet.

“Nuk ka nevojë as kjo zonë dhe as Fieri për të bërë një termocentral kriminal, për llogari të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, me gjoja letrat e firmës greke, por ka nevojë për të bërë zonë të lirë industriale atje, buzë detit në Fier që të punojnë të rinjtë e të rejat e Fierit”, ka thënë ai, raporton Panorama.al.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit