-7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Meta: Hipokrizi deklarimi i Gërvallës se ka raporte të mira me Osmanin, bashkë me Pecin e kanë luftuar figurën e saj

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ditë më parë pati deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është presidentja më e mirë që ka pasur Kosova që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë të Gërvallës, Burim Meta nga Partia Guxo e cilëson hipokrizi.

Ai thotë se ministrja Gërvalla është personi që ka “shpifur shumë” për presidenten Osmani. Derisa potencon se ka informacione që Gërvalla ka “porositur” politikanë brenda Guxos që të mos e pëlqejnë punën e presidentes.

“Me të vërtetë është hipokrizi. Si mund ta thotë një person që merret me politikë – një person human. Kjo zonjë ka shpifur shumë për zonjën Osmani. Para disa ditësh, pata një takim me njërin nga figurat kyçe të Guxos dhe thotë se ‘ne jemi kërkuar që të mos shpërndajmë, që të mos merremi, që të mos pëlqejmë për punën e presidentes’ – absolutisht nga zonja Gërvalla. Ndërsa, për zotrin Peci nuk po flas, ai është akoma një shkallë më poshtë se kjo, në kontekst të krijimit të këtyre marrëdhënieve. Këta janë ata që kanë luftuar më së shumti figurën e presidentes, ajo i cila i ka krijuar këta”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit