-1.7 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

Meta: Guxo dhe Alternativa kanë qenë të injoruara nga VV në këto zgjedhje

- Advertisement -

Burim Meta nga Partia Guxo, thotë se bashkë me Alternativën dhe VV-në e kanë ditur rezultatin që do të marrin nga zgjedhjet e 9 shkurtit .

Madje, thotë se personalisht ka qenë i bindur që arritja do të jetë rreth 40 ose 42 për qind.

Por, sipas tij, koalicioni nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të sajuar rezultatin e tillë. Ai thotë se brenda koalicionit s’ka pasur seriozitet dhe sinqeritet në bashkëpunim.

“Është një fakt që rezultatet i kemi ditur të gjithë dhe e kemi ditur shumë-shumë para zgjedhjeve… e mira e këtij procesi zgjedhor të 9 shkurtit ka qenë që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar maturi të veçantë, duke votuar atë që kanë dëshiruar… fatkeqësisht edhe përkundër polarizimit të skemës politike sidomos gjatë fushatës që kanë ndodhur mes partive politike. Mua më çudit fakti se si nuk kemi ndërmarrë masa për të sajuar një rezultat të tillë, i cili është fitues dhe dallues nga partitë opozitare, por jo për të formuar vetë qeverinë siç e kemi pasur në të kaluarën. Natyrisht, ka qenë edhe një joseriozitet dhe josinqeritet në bashkëpunimin tonë mes partisë Guxo dhe VV-së gjithashtu edhe Alternativës për këto zgjedhje, për shkak se ne kemi paralajmëruar më herë që ne tani më jemi strukturë politike”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Meta deklaroi se Guxo dhe Alternativa kanë qenë të përjashtuara nga LVV-ja që nga marrëveshja kur është bërë se si do të garojnë për zgjedhjet.

“Qysh në ditën e parë kur është konstruktuar marrëveshja se si duhet të garojmë qysh në deklaratën e bashkëpunimit Guxo dhe Alternativa kanë qenë të injoruara edhe nga paraqitja e madhësisë së shkronjave, nëse duhet të hymë në detaje. Informacionet publike ju i merrni nga vetëm dy persona, të cilët me të vërtetë nuk e kanë çuar amanetin e tërë strukturës në vend dhe gjithashtu edhe të Këshillit të Përgjithshëm”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit