24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Meta donte të shkonte të mbyllej në parti që të dukej arrestim politik”, Blerim Latifi krahason rastin e Metës me atë të Ivo Sanader

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi supozoi se ish-presidenti Ilir Meta mund të kishte bërë skenar që të mbyllej në parti dhe po të ndodhte aty arrestimi, do të dukej si “arrestim politik”.

Latifi sqaroi se ky është vetëm supozim i tij.

“Shqipëria ka ardhë në një moment që duhet të dëshmojë që njëmend ju ka ofru anëtarësimit në BE. Pse ka ndodh kjo skenë (arrestimi i Metës), unë e kam një përshtypje që kjo skenë dhe ky arrestim ka ndodhë për shkak se Ilir Meta e ka kuptu që ka me u arrestu, por sipas gjitha gjasave ka dashtë me shku me u mbyllë në parti dhe arrestimi i tij me u duk se është arrestim politik”, tha Latifi sa i përket arrestimit të Metës.

“Nëse kish hy policia në parti dhe e kish marrë në parti, e kishte pas një konotacion krejt tjetër. Pra policia e ka hetu këtë skenar”, tha Latifi në Pressing.

Ai tha se kur sistemi i drejtësisë në Kroaci ka arritë me fut në burg njerëz të fortë, atëherë ju kanë hapë dyert e integrimit në BE, dhe sipas tij njejtë po ndodh edhe në Shqipëri.

“Shqipëria ka vendos me hy në Bashkimin Evropian, me hy në BE do të thotë me pas sundim të ligjit, drejtësi që është në gjendje me i lidhë njerëzit e fortë si Ilir Meta…E kemi pa te Kroacia, ajo ka humbë dhjetëra vite që nuk ka arritë me dëshmu kapacitete për sundim të ligjit. Në momentin kur sistemi i drejtësisë në Kroaci ka arritë me fut në burg Sanaderin, kryetarin e partisë që e ka çliru Kroacinë….”, tha Latifi në Pressing, transmeton Express.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit