Gjiganti teknologjik Meta deklaroi të martën se do të fshehë përmbajtjet e ndjeshme për përdoruesit adoleshentë nga platformat Instagram dhe Facebook, mes presionit global nga rregullatorët që gjiganti i medieve sociale të mbrojë të miturit nga përmbajtja e dëmshme në aplikacionet e tij.Këto masa ado ta bëjnë më të vështirë për adoleshentët që të hasin në përmbajtje të ndjeshme sikurse vetëvrasja, vetëlëndimi dhe çrregullimet e të ngrënit kur përdorin veçori të tilla si kërkimi dhe eksplorimi në Instagram, sipas Meta-s.
“Sot, ne po marrim masa mbrojtëse shtesë të fokusuara në llojet e përmbajtjes që adoleshentët shohin në Instagram dhe Facebook”.