2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Met Gala 2022” ofron kokë më kokë miliarderët – Kim Kardashian dhe Elon Musk në shoqëri të njëri-tjetrit

- Advertisement -

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj Pete Davidson shfrytëzuan mundësinë për tu shoqëruar me miliarderin Elon Musk në “Met Gala 2022” të hënën (2 maj).

Ylli 41 vjeçar i Kardashian dhe 28 vjeçari i ‘SNL’ u panë duke biseduar me themeluesin e Tesla-s dhe të dashurin e nënës së saj Kris Jenner, Corey Gamble, pasi kishin ecur në tapetin e kuq të eventit në Manhattan.

Ani se Kim dukej se kishte veshur të njëjtin fustan të veshur gati 60 vjet më parë nga Marilyn Monroe, ajo u ndërrua për një kopje të veshjes ikonike sapo hyri brenda ngjarjes, në mënyrë që të ruhej fustani si thesar i përjetshëm, shkruan DailyMail.

Fustani vezullues i Kim-it me rruaza është dizajnuar nga Jean Louis dhe është ekspozuar në muzeun “Ripley’s Believe It or Not” në Orlando të Floridas.

Por veshja kopje e yllit televiziv e veshur brenda ngjarjes ishte një kopje e përsosur e origjinalit dhe nuk e tradhtoi origjinën e tij më moderne.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit