16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Mësuesja në pushim lehonie, 13 nxënës në Pejë mbesin pa mësim (VIDEO) 

- Advertisement -

Në fshatin Katundi i Ri të Pejës, 13 nxënës të klasës së katërt po shkojnë çdo ditë në shkollë, por nuk po mbajnë mësim.

Arsyeja është mungesa e mësueses, e cila ka shkuar në pushim të lehonisë, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Drejtori i arsimit në Pejë Naser Gega,  e ka konfirmuar rastin, duke thënë se mësuesja pritet të zëvendësohet së shpejti, por procedurat dhe mungesa e stafit kanë shkaktuar vonesa.

 

Të ngjashme

Të fundit