Në fshatin Katundi i Ri të Pejës, 13 nxënës të klasës së katërt po shkojnë çdo ditë në shkollë, por nuk po mbajnë mësim.
Arsyeja është mungesa e mësueses, e cila ka shkuar në pushim të lehonisë, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Drejtori i arsimit në Pejë Naser Gega, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se mësuesja pritet të zëvendësohet së shpejti, por procedurat dhe mungesa e stafit kanë shkaktuar vonesa.