1.7 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Mësuesit mund t’i nënshtrohen vlerësimit për licencim

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka hapur thirrje për licencim të mësimdhënësve të cilët dëshirojnë të avancohen. Shkollat, veçse kanë filluar përgatitjet, ku janë formuar edhe ekipet vlerësues. Por këtë thirrje të MASHT-it, SBASHK po e quan si fushatë e partisë në pushtet, derisa thotë se vetëm një numër i vogël mund të jenë përfitues i kësaj licence.

Mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të avancohen, nga e mërkura e kësaj jave mund të aplikojnë në thirrjen e Ministrisë së Arsimit për licencim.

E këtij vlerësimi mund t’i nënshtrohen mësimdhënësit e ciklit fillor, ata të gjuhës shqipe e matematikës.

Kështu njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie. Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë”.

Sipas  drejtorit të shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani në shkollën që udhëheq ai veçse është formuar ekipi vlerësues.

“Është vlerësimi i punës së përgjithshme të punës së mësimdhënësve nga ana e një ekipi që në shkollën tonë është formuar me krye me drejtorin dhe koordinatoren, mësimdhënësit nuk kanë shpreh ndonjë hezitim kemi pranuar dhe këshilla dhe takime me zyrtaret e ministrisë dhe mendoj që kjo do të ndikojë pozitivisht në performancën e shkollave”, tha Osmani.

Por një veprim të tillë, Sindikata e Arsimit po e quan fushatë elektorale.

Madje sipas tyre, këtë licencë mund ta përfitojnë vetëm një numër i vogël i mësimdhënësve për shkak të kritereve që janë të vendosura.

“Licencën e avancuar për me marrë duhet me përsërit licencën e parë të ripërtërihet, licenca e parë ka qenë 5 vite në krejt Kosovën janë 400 mësimdhënës që kanë bërë licencë të dytë”, tha Ymri Ymeri nga SBASHK-u.

E të gjithë ata që do të mund të aplikojnë do të kenë disa benfite.

“Sipas ligjit t pagave do ta marrin një shtesë prej 10%, sipas kontratës kolektive licenca, ata do të marrin një pagë prej 20%, por sipas ligjit të pagave dhe udhëzimit administrative do të kenë rritje 10%”, tha ai.

Por sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja kjo është një iniciativë e mirë, pasi do të bëjë diferencimin e mësimdhënësve.

“Kërkon përgatitje, kërkon njohuri brenda profesionit të gjitha këto nxisin për përmirësim dhe i shërbejnë për cilësi në arsim. Sa licenca është faktor i vetëm që ndikon në cilësi kjo mbetet të shihet në vazhdim”, tha eksperti i arsimit, Rinor Qehaja.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës E-Kosova nga deri më 19.12.2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit