22.2 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Mësuesi i Lulzimit me fjalë rrënqethëse: Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt

- Advertisement -

Vdekja e Lulzim  Fejzullahut nga Podujeva, i cili vdiq dje, pasi fillimisht u godit nga njê veturë e më pas u rrah me shkopinj nga dy të rinj, ka tronditur mbarë opinionin kosovar, shkruan Scanner.

E një reagim të ndjerë e ka pas edhe mësuesi i tij Faton Bunjaku.

Nê një postim në Facebook, ai thotê se Lulzimi ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim.

“Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave””, shkruan ai, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!

#drejtesiperLulzimin

Shpërndaje

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10228397164012828&id=1192471380&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit