Lionel Messi ka thënë se nuk mendon të bëhet trajner pasi të tërhiqet nga futbolli.
Ylli argjentinas theksoi se është më i afërt me idenë për të qenë pronar klubi.
Messi që po vazhdon karrierën e tij te skuadra e MLS, Inter Miami, ndau planet e tij pas pensionimit në një intervistë për LUZU TV, transmetues në Argjentinë.
Ai deklaroi se të qenurit trajned nuk është e përshtatshme për të, ndërsa tha se mund të bëhet pronar klubi.
Në deklaratën e tij, ylli argjentinas u shpreh:
“Për të qenë i sinqertë, nuk e shoh veten si trajner. Më pëlqen ideja e të qenit trajner, por nëse do të më duhej të bëja një zgjedhje, do të preferoja të isha pronar klubi.”






