18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Messi vs Ronaldo në FIFA dhe EA FC: Krahasimi i vlerësimeve nga 2006 deri më 2026 – kush doli fitues?

- Advertisement -

Vlerësimet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në lojërat nga FIFA 06 deri te EA FC 26 janë krahasuar – dhe ndonëse rivaliteti ka qenë i ngushtë, njëri prej tyre del fitues në total.

Messi debutoi në serinë FIFA në FIFA 06 si një sulmues i djathtë me vlerësim 78, ndërsa Ronaldo kishte hyrë në lojë që në FIFA 04, pas transferimit te Manchester United, me një vlerësim fillestar 80+.

Në atë fazë, Ronaldo kishte filluar të afirmohej në Premier League dhe në FIFA 06 kishte një vlerësim prej 83.

Në atë kohë, nuk kishte Ultimate Team dhe as përditësime dinamike – vlerësimet e lojtarëve ishin statike përgjatë gjithë ciklit të lojës.

Në FIFA 07, Ronaldo u rrit në 87 me potencial deri në 92, ndërsa Messi arriti 85. Në FIFA 08, Ronaldo kishte 91 kundrejt 86 të Messit, duke ruajtur një epërsi të dukshme në vitet e para.

Dominimi i Messit

Në sezonet që pasuan, Messi e ngushtoi diferencën dhe pastaj e përmbysi. Ai arriti vlerësimin maksimal 94 në FIFA 12, FIFA 13, FIFA 14 dhe sërish në FIFA 16. Ronaldo arriti 94 për herë të parë në FIFA 17.

Të dy ndanë të njëjtin vlerësim maksimal – 94 – në FIFA 19, përpara se të fillonte rënia graduale.

Në FIFA 23, Messi kishte një vlerësim 91, ndërsa Ronaldo 90.

Rënia pas transferimeve

Pas kalimit te Al Nassr, Ronaldo pësoi një rënie të theksuar në EA FC 24, ku u vlerësua me 86. Messi, në anën tjetër, u vlerësua me 88 pas transferimit te Inter Miami.

Sipas rrjedhjeve për EA FC 26, Messi ka një vlerësim 87, ndërsa Ronaldo 85 – më e ulëta për të dy që nga FIFA 08.

Kartat e para të FIFA Ultimate Team për sezonin e plotë të Ronaldos dhe Messit në FIFA 10 (Imazhi: EA SPORTS)

Kush fitoi?

Kur mblidhen të gjitha vlerësimet gjatë viteve të tyre në FIFA, Ronaldo del fitues me një total prej 1,832 pikësh, krahasuar me 1,815 të Messit.

Kjo diferencë vjen kryesisht për shkak të avantazhit fillestar të Ronaldos në vitet e para dhe karrierës së tij më të gjatë aktive në nivelin më të lartë.

Ronaldo, tashmë 40 vjeç, ka zgjatur karrierën e tij me një kontratë të re me Al Nassr deri në Kupën e Botës 2026. Messi, 38 vjeç, ka kontratë me Inter Miami deri në fund të vitit, por nuk ka sinjale për një pensionim të afërt. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

Të fundit