Lionel Messi kontribuoi mbrëmë me gol në fitoren 0:2 të Paris Saint-Germainit në udhëtim kundër Nice.
Ylli argjentinas më këtë gol regjistroi edhe një rekord të madh, duke e thyer atë të rivalit të tij, Cristiano Ronaldos.
Messi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Evropë sa i përket klubeve.
35-vjeçari tani numëron 702 gola në futbollin evropian, një më shumë se Ronaldo, i cili nga fillimi i këtij viti është pjesë e klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
essi këtë shifër golash e arriti pas 841 ndeshjeve, kurse Ronaldos i ishin nevojitur 949 ndeshje për të shënuar 701 gola.