Magjia e Lionel Messit e eliminoi sot Australinë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Argjentinës siguroi çerekfinalen e këtij turneu duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Australinë.
Lionel Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes i pari, ku kaloi Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’, ndërkaq golin e dytë për argjentinasit e shënoi Julian Alvarez në minutën e 57’.
Goli i Messit ishte i veçantë, pasi që superylli arriti të shënoj në ndeshjen e tij jubilare të 1,000-të në karrierë.
Përveç golit argjentinasi tregoi edhe një paraqitje fenomenale, duke dëshmuar edhe njëherë që është në një formë të lartë.
E, paraqitja e tij ka bërë që Messi të zgjedhet edhe lojtari i ndeshjes.