Inter Miami dëshiron Casemiron, mesfushorin e Manchester United.
Braziliani do të bëhej shok skuadre i ish-rivalit të tij Lionel Messi. Përveç kësaj, përmendet mundësia që ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, t’i bashkohet atij në klubin amerikan, shkruan The Sun.
Edhe pse Casemiro ka një kontratë për dy vjet të tjera, me një mundësi për ta zgjatur për një të tretën, ai ka pasur probleme me lëndimet dhe formën këtë sezon, gjë që ka nxitur më tej spekulimet rreth largimit të tij.
Përveç interesit të mëparshëm të klubeve saudite Al-Nassr dhe Al-Hilal, Inter Miami tani është shfaqur si një kandidat serioz për të sjellë Casemiron. Sipas portalit spanjoll Relevo, klubi amerikan e sheh Casemiron si një përforcim të rëndësishëm në projektin e tij për të mbledhur yje të futbollit.
Duke u transferuar në Miami, Casemiro do t’u bashkohej ish-lojtarëve të Barcelonës, Messit dhe Luis Suarez. Është interesante se Cristiano Ronaldo përmendet gjithashtu si transferim potencial te Inter Miami.






