Messi është gati për një tjetër pikë kulminante të karrierës së tij të gjatë futbollistike. Siç tregojnë zhvillimet e fundit, argjentinasi po përgatitet të ngrejë një tjtetër “Top të Artë” në duart e tij, pasi sipas të afërmve të tij, “pleshti” tashmë është informuar nga “France Football” se ai do të jetë fituesi i çmimit më të madh individual më 30 tetor.
Messi pritet të rrisë diferencën e tij dhe ta bëjë pothuajse të pamudnur kalimin e këtij rekordi nga ndonjë futbollist i ardhshëm,, pasi nëse vertetohet ajo çka flitet nëpër media, atëherë do të arrijë në tetë “Topa të Artë” dhe do të shkruajë një tjetër rekord.
Messi tashmë ka arritur të bëhet futbollisti i vetëm në historinë e sportit që ka fituar këtë çmim individual në tre dekada të ndryshme. Gjithsesi, me “Topin e Artë” të 8 që po vjen, argjentinasi do të arrijë t’i shtojë koleksionit të rekordeve të tij, dy arritje të tjera fantastike që askush tjetër nuk i ka shrkuar më parë.
Fitimi i “Topit të Artë” me tre klube të ndryshme
Fitimi i “Topit të Artë” me dy ekipe të ndryshme nuk është më një arritje e madhe. Shuma ia kanë dalë, ashtu si edhe Messi me transferimin e tij te PSG. Johan Cruyff e bëri këtë si lojtar i Ajax dhe Barcelona. Ronaldo “fenomeni” e bëri pasi u transferua tek Interi dhe më pas në Spanjë me Real Madrid.
Cristiano Ronaldo e bëri me fanellën e Manchester United dhe më pas me Real Madrid katër herë. Megjithatë, askush në të kaluarën nuk arriti ta bëjë këtë me tre ekipe të ndryshme. Ndaj Leo Messi pritet të bëhet i pari në historinë e sportit që fiton “Topin e Artë” me trek lube të ndryshme, pasi pritet të ketë sukses edhe si futbollisti i Inter Miami.
Jashtë Evropës dhe në dy kontinente të ndryshme
“Topi i Artë” ishte dhe është një çmim për “europianët”. Do të jetë shumë e vështirë për dikë që nuk konkurron në stadiumet e Europës të fitojë këtë çmim. Në fakt, askush nuk ka pasur sukses deri më sot.
Këtë pritet ta bëjë Messi, pasi nëse i jepet ky çmim më 30 tetor, do të bëhet lojtari i parë jashtë kontinentit të vjetër që merr trofeun e rëndësishëm individual.
E megjithatë, ylli argjentinas do të thyejë një tjetër record. Në veçanti, ai do të bëhet i vetmi futbollist ndonjëherë që e fiton këtë trofe personal në dy kontinente të ndryshme, gjë që sigurisht nuk është bërë kurrë më parë.