Lionel Messi do të mungojë në skuadrën e Argjentinës për ndeshjen ndërkombëtare të marsit për shkak të lëndimit.
Messi pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së tij të fundit për Inter Miami kundër Atlanta United të cilën e fituan 2-1. Messi luajti në këtë ndeshje ku shënoi një gol.
Argjentina ka ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Uruguait dhe Brazilit në mars.
Skuadra e Messit aktualisht ndodhet në krye të tabelës së Amerikës së Jugut pesë pikë mbi Uruguain dhe shtatë pikë mbi Brazilin.
Messi edhe përkundër që luan në SHBA, ai mbetet ylli kryesor i Argjentinës dhe shpreson të luajë edhe në Kampionatin Botëror 2026.