Shtatë herë Topi i Artë, Lionel Messi, ka folur për gazetën kineze Titan Sports, ku ka thënë që nuk ia ndien më për Topin e Artë.
Argjentinasi i cili e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën më 2022 është në garë kokë më kokë me Erling Haalandin e Manchester Cityt për edicionin e sivjetmë të këtij çmimi.
A ka rëndësi Topi i Artë për mua? Jo, nuk është më i rëndësishëm për mua”, ka thënë Messi.
“Kam thënë gjithmonë, çmimet individuale nuk kanë rëndësi për mua, mirëpo ato kolektivet janë më të rëndësishme”.
“Çmimi më i rëndësishëm për momentin është Kupa e Botës, çmimi më i rëndësishëm për mua”.