14.4 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Messi nënshkruan kontratë të re me Inter Miamin

- Advertisement -

Lionel Messi ka rënë dakord për të zgjatur qëndrimin te Inter Miami me një kontratë të re shumëvjeçare, që pritet të jetë edhe e fundit në karrierën e tij. Sipas Miami Herald, përcjellë Kërlaçki, marrëveshja është finalizuar pas muajsh negociatash dhe zyrtarizimi pritet brenda dhjetë ditësh.

Argjentinasi 38-vjeçar përfiton 20.45 milionë dollarë në vit, ndërsa vlera totale e kontratës arrin në 130-150 milionë dollarë, përfshirë edhe aksione në klubin e Miamit pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Në fushë, Messi ka qenë po aq vendimtar: 75 ndeshje, 62 gola dhe 30 asistime me fanellën e Inter Miamit.

Të ngjashme

Të fundit