Lionel Messi nuk do ta rinovojë kontratën me Paris Saint-Germanin.
Kështu ka thënë gazetari i njohur spanjoll Gerard Romero, i cili është shprehur se Messi ka ndërruar mendje.
Sipas Romeros, Messi e ka ndryshuar mendjen për të rinovuar kontratën, pasi fitoi Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të fundit, Messi kishte pranuar që të rinovonte kontratën, por duket se tani është rrotulluar gjendja, dhe ai nuk pritet të jetë pjesë e PSG-së, për sezonin e ardhshëm.
Messi ishte transferuar te PSG-ja, gjatë verës së vitit 2021, duke u larguar pas një kohe të gjatë nga Barcelona.