Lionel Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Inter Miamit përforcime me përvojë nga Evropa, duke propozuar dy emra të mëdhenj të Atlético Madrid e ata janë Koke dhe Antoine Griezmann.
Pas largimit të disa bashkëlojtarëve kyç, argjentinasi dëshiron të ruajë nivelin konkurrues të skuadrës në MLS.
Koke shihet si pasues ideal i rolit organizator në mesfushë, ndërsa Griezmann do të sillte kreativitet dhe efikasitet në sulm.
Të dy futbollistët janë në skadenca kontraktuale që mund ta lehtësojnë transferimin drejt ShBA-së, duke e bërë Inter Miamin gati për një cikël të ri të ndërtuar rreth Messit.






