Legjenda me emrin Lionel Messi e ka konfirmuar që klubi i tij aktual, Inter Miami, do të jetë i fundit në të cilën ai do të luajë në karrierën e tij profesionale.
36-vjeçari po i afrohet fundit të karrierës, dhe pavarësisht zërave për një rikthim në Argjentinë, ai duket se ka vendosur që karrierën ta përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Inter Miami do të jetë klubi im i fundit, po. Më pëlqen që të luaj futboll, dhe po e shijoj secilën gjë më shumë sepse e di që po vjen çdo gjë duke u bërë pak e më pak”, ka thënë Messi për mediat.
Tetë herë Topi i Artë u transferua në Miami verën e kaluar nga Paris Saint-Germain pas një karriere plot drita në Evropë te Barcelona.