Paraqitja e Lionel Messit me fanellën e Argjentinës në Botërorin 2026, mbetet ende e pasigurtë.
Në një intervistë për transmetuesin amerikan NBC, Messi rrëfeu dëshirën e tij për të luajtur në Botërorin që vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksiksë nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Megjithatë, sulmuesi 38-vjeçar që është pjesë e Inter Miamit, preferon të mos nxitojë para se të marrë një vendim përfundimtar.
“Të jem në Kupën e Botës do të ishte e jashtëzakonshme. Do të doja të isha në formë të mirë dhe të isha në gjendje të jepja një kontribut të rëndësishëm për ekipin tim kombëtar nëse jam atje. Por, dua të shoh se si do të jem fizikisht dhe mendërisht më vonë”, ka thënë Messi.
Messi, i cili sapo rinovoi kontratën e tij me Miamin, tha se do ta vlerësojë gjendjen e tij ditë pas dite në fillim të sezonit të ardhshëm.
Messi, që udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin “Katari 2022”, mbanë rekordin për paraqitje dhe gola te kombëtarja e tij, ku në 195 ndeshje ka shënuar 114 gola.






