Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë kthyer në kohë për ta prodhuar një gol për Inter Miamin në Champions Cup kundër Sporting Kansas Cityt.
Mesfushori spanjoll asistoi për yllin argjentinas për t’ia siguruar golin e fitores në minutën e 56-të ekipit nga Miami.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e sfidoi acarin për të qenë protagonist.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit shënoi gol përkundër faktit se temperaturat shënonin -17 gradë celsius.
Pasi e ndali mirë topin me gjoks, Messi i kaloi dy lojtarë dhe shënoi me të djathtën e tij.
Kështu, Inter Miami fitoi me rezultat 1:0 në udhëtim në një ndeshje ku ishte vënë në dyshim paraqitja e argjentinasit shkaku i të ftohtit të madh.
Por, ai luajti dhe e bëri atë që di më së miri, shënoi gol dhe dhuroi spektakël.
Ky njëherësh ishte goli i parë i Messit në një ndeshje zyrtare në vitin 2025.