Inter Miami i Leo Messit e ka fituar përballjen e dytë në Kupën e Botës për Klube, të cilën e luajti ndaj Portos.
Ekipi portugez ishte duke fituar gjatë pjesës së parë, ku Samu shënoi në minutën e tetë të takimit.
Por, më të nisur pjesa e dytë, Segovia vendosi baraspeshë në fushë, pas asistimit të Weigandt në minutën e 47-të.
Ndërsa, i magjishmi Leo Messi realizoi super gol në minutën e 54-të për ta vulosur rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Inter Miami gjendet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Porto në të tretin me vetëm një pikë.
Inter Miamit i duhet vetëm edhe një barazim ndaj Palmeiras që të kalojë në 1/8-ën e finaleve të Kupës së Botës për Klube, ndërsa Portos i nevojitet fitorja ndaj Al Ahlyt dhe të llogarisë në humbjen e Inter Miamit nga Palmeiras.