Superylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe sot.
Ai tregoi paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kombëtares së Angolës në një ndeshje miqësore gjatë ditës së sotme.
Ai pos që shënoi vetë, edhe asistoi për shokun e tij të skuadrës Lautaro Martinez, me ndeshjen që u mbyll 2-0.
Pas kësaj ndeshje, Messi i lumtur ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Instagram”.
“Krenar që vazhdoj ta përfaqësoj vendin tim dhe të mbroj ngjyrat bardh e kaltër”, shkruan ai.
Lionel Messi sot shënoi golin e tij të 895-të në karrierë, teksa asistoi një gol për herë të 401-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme.






