Atlético Madrid ka pranuar ofertën e klubit amerikan Inter Miami dhe marrëveshja është në fazat përfundimtare.
Mesfushori argjentinas pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me ekipin e Lionel Messit.
Bisedimet kanë qenë të avancuara që javën e kaluar dhe tani mbeten vetëm disa detaje për t’u finalizuar, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Tashmë dihet për publikun raporti i ngushtë që ka Lionel Messi me bashkëlojtarin e tij te Argjentina të cilin tash do ta ketë edhe te klubi.