PSG-ja ka lënë pas momentin e vështirë, teksa është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 0-2 Nicen në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Ligës 1.
Golat e Messit dhe Sergio Ramos, i siguruan fitoren e 22-të, teksa parisienët udhëheqin me 69 pikë, me një diferencë +6 nga ndjekësit e Lens.
Paraqitje fantastike edhe për Donarumën, që arriti të neutralizonte plot 7 gjuajtje në kuadrat të vendasve. Të dy golat, si për Messin dhe për Ramosin ishin specialë. Mesi u bë golashënuesi më i mirë i kontinentit Europian falë këtij realizimi, ndërkohë që për Ramos ky ishte goli i parë për këtë sezon.