16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Mësohet sa do të fitojë Van Dijk me kontratën e re, ai bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

- Advertisement -

Virgil Van Dijk ka vendosur t’i qëndrojë besnik Liverpoolit duke vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Kapiteni i The Reds do të qëndrojë në Anfield deri në verën e vitit 2027.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, do të fitojë afërsisht 400,000 £ në javë sipas kontratës së tij të re, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein në X.

Van Dijk do të fitojë 19,2 milionë funte bruto në vit.

Burimi në fjalë ka konfirmuar se mbrojtësi holandezi tani është mbrojtësi më i paguar në Evropë.

Pavarësisht se mori oferta të tjera, Van Dijk ishte i vendosur të qëndronte me Liverpool dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re dyvjeçare. Marrëveshja nuk përfshin një klauzolë lirimi.

Holandezi 33-vjeçar është me Liverpoolin që nga janari 2018, duke grumbulluar 314 paraqitje dhe duke fituar tetë trofe me klubin.

Të ngjashme

Të fundit