0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Mësohet orari i Kosovës në Evropian

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e femrave do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik në Shkup.

Ndeshjen e parë, vashat e Kosovës do ta kenë të shtunën (nesër) ndaj Maqedonisë Veriore, takim që zhvillohet nga ora 18:45. Të dielën do të kenë ndeshjen më të vështirë, ku përballen me Kroacinë. Të hënën do të ndeshen me Malin e Zi, ndërsa të martën me Rumaninë.

Më pas do të zhvillohen ndeshjet tjera kualifikuese, varësisht nga renditja në grupe. Dy vendet e para kualifikohen tutje, ndërsa vendet 3,4 dhe 5 do të garojnë për pozitat 9-18.

Orari i Kosovës

9 Korrik – 18:45 Kosova-Maqedonia Veriore

10 Korrik – 18:45 Kroacia-Kosova

11 Korrik – 14:15 Kosova-Mali i Zi

12 Korrik – 21:00 Rumania-Kosova

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit