18 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Mësohet numri që Florian Wirtz do ta mbajë te Liverpooli

- Advertisement -

Florian Wirtz pritet të marrë fanellën ikonike me numrin 7 te Liverpooli përpara nisjes së sezonit të ri, sipas raportimeve nga DaveOCKOP.

Mesfushori gjerman iu bashkua Reds në qershor nga Bayer Leverkusen për një shumë rekord prej 116 milionë funtesh, duke u bërë një nga blerjet më të mëdha në historinë e klubit.

Aktualisht, Wirtz po luan me numrin e përkohshëm 58 gjatë ndeshjeve parasezonale, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

Gjithnjë sipas DaveOCKOP, Wirtz do të trashëgojë fanellën legjendare me numër 7 sapo të finalizohen numrat zyrtarë të skuadrës për sezonin 2025/26.

Ky numër historik është mbajtur së fundmi nga Luis Diaz, i cili është transferuar te Bayern Munich në një marrëveshje prej rreth 65.5 milionë funtesh.

Marrja e numrit 7 nga Wirtz do të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij dhe do të rrisë pritshmëritë ndaj tij nga tifozët e Liverpoolit.

Të ngjashme

Të fundit