Prokuroria Themelore e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas një aksioni të zhvilluar sot të koordinuar me Policinë e Kosovës, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar.
Gazeta Express mëson nga burimet brenda Policisë së Kosovës se bëhet fjalë për mbi 15 persona të arrestuar për veprën penale “fajdeja”, gjithashtu është sekuestruar edhe pasuri e madhe.
Nga prokuroria nuk janë deklaruar pasi po presin konferencën në orën 15:00 për të dhënë detaje.
Njoftimi i plotë i prokurorisë
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.