Home Lajme Mësohet koha e nisjes së takimeve të ndara të Kurtit e Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun në Ohër

Mësohet koha e nisjes së takimeve të ndara të Kurtit e Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun në Ohër

0
Mësohet koha e nisjes së takimeve të ndara të Kurtit e Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun në Ohër

Kryeministri Albin Kurti dhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet që të nënshkruhet nga të dy palët, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, kryediplomati evropian Josep Borrell, së bashku me të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët, nga ora 10:00, ndërkohë që më pas do të pasojë takimi kokë më kokë mes dy liderëve.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë, Borrell.

Plani, i cili përfshin zbatimin në tërësi të marrëveshjeve paraprake, është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e fundit në Bruksel, tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Exit mobile version