16.4 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Mësohen gjysmëfinalistët e Superkupës së Kosovës në Basketboll, nuk dëshpërojnë favoritët

- Advertisement -

Sot kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të ¼ së finales së Superkupës së Kosovës, kështu për t’u kompletuar çiftet gjysmëfinale. Peja e ka mposhtur Prizrenin, ndërsa Ylli si nikoqire e këtij eventi e mposhti Vëllaznimin, për t’iu bashkuar Trepçës e Prishtinës që dje siguruan gjysmëfinalen.

Superkupa e Kosovës filloi dje me dy ndeshjet e para, ku Prishtina e kishte përballë Istogun, me kryeqytetasit që fituan me rezultat bindës 89:71, ndërsa Trepça e turpëroi Bashkimin me rezultat 102:72.

Kjo ngjarje, që është nga më të rëndësishmet në basketbollin kosovar, po organizohet në qytetin e Suharekës, ku do të zhvillohen edhe gjysmëfinalet e finalja e madhe.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo mes dy skuadrave që fituan dje, pra Prishtina përballë Trepçës, të dy këto pretendojnë titullin kampion.

Sot, dy ndeshjet tjera që u zhvilluan, dhanë epilog të pritur.

Peja – Prizreni

Peja ishte favorit dukshëm ndaj Prizrenit ende pa filluar takimi, por skuadra prizrenase arriti të bënte probleme për kampionin e Kosovës, pasi në pjesën e parë doli të ishte fituese me rezultat 47:44. Por krejt fytyrë tjetër u tregua nga Shqiponjat në pjesën e dytë të takimit, ku jo që shkrin epërsinë e vogël, por në fund triumfuan me 11 pikë epërsi, 92:81.

Më i dalluari te kampioni i Kosovës ishte Justin Davis me 29 pikë, tetë rebounds e tri asistime, teksa pati ndihmën edhe të Lis Shoshit me 15 pikë e nëntë rebounds.

Ylli – Vëllaznimi

Në anën tjetër, ndeshja e fundit e mbrëmjes ishte ajo mes Yllit e Vëllaznimit, me këta të parët që janë organizator të kësaj ngjarje.

Favoriti nuk dëshpëroi si në tri ndeshjet tjera. Ylli fitoi ndaj skuadrës gjakovare, duke mos rrezikuar asnjëherë gjatë takimit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 82:69 në të mirë të skuadrës nga Suhareka, ku më të dalluarit ishin Gëzim Morina dhe Henrik Shirko me nga 14 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë të tjerë patën pikë dyshifrore në këtë takim.

Me përfundimin e kësaj ndeshje u mësua edhe gjysmëfinalja tjetër, ku do të takohen Ylli – Peja.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet nesër, për të vazhduar në ditën tjetër me gjysmëfinalen e dytë, ndërsa të dielën është dita e finales së madhe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit