Çmimi prestigjioz “Futbollisti Afrikan i Vitit 2025” ka zbuluar tashmë listën përfundimtare të tre kandidatëve kryesorë, të cilët do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm individual në kontinent.
Gara e këtij viti pritet të jetë tejet e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit afrikan që kanë shkëlqyer gjatë sezonit.
Në mesin e të nominuarve gjendet mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, i cili konsiderohet një nga favoritët për të fituar çmimin.
Marokeni pati një sezon fantastik, duke kontribuar shumë në fitoren e katër trofeve nga PSG-ja, përfshirë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve.
Krahas tij, Mohamed Salah mbetet një pretendent serioz. Ylli i Liverpoolit ishte vendimtar në suksesin e klubit anglez në Premier League, ku përfundoi si lojtari me më shumë gola dhe asiste gjatë sezonit.
Në listë është përfshirë edhe sulmuesi i Galatasaray-it, Victor Osimhen, i cili me paraqitjet e tij mbresëlënëse ka siguruar një vend të merituar mes tre më të mirëve.
Sulmuesi nigerian vazhdon të jetë një nga lojtarët më të vlerësuar në futbollin evropian dhe afrikan.






