-9.6 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Mësohen çerekfinalistët e Kupës së Italisë, ja kur luhen ndeshjet

- Advertisement -

Orari i çerekfinaleve të Kupës së Italisë tashmë është konfirmuar, duke nisur me Inter – Torino, më pas Atalanta – Juventus, Napoli – Como dhe Bologna – Lazio.

Faza e 1/8-ve u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen e fundit, ku Como përmbysi Fiorentinën në transfertë dhe fitoi 3-1, pasi Roberto Piccoli kishte kaluar fillimisht vendasit në avantazh.

Kjo i lejoi Cesc Fabregas të sigurojë një përballje ndaj Napolit në “Stadio Diego Armando Maradona” më 10 shkurt.

Çerekfinalet nisin me Interin që pret Torinon më 4 shkurt, ndërsa më 5 shkurt Atalanta do të presë Juventusin.

Programi do të mbyllet me Bologna – Lazio në “Stadio Dall’Ara” më 11 shkurt.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 21:00.

Edhe këto përballje janë ndeshje teke dhe do të vendosen pas 90 minutash ose direkt me penallti, pasi nuk parashikohet vazhdim me kohë shtesë.

Kjo ndryshon vetëm në gjysmëfinale, e cila është e vetmja fazë që luhet me dy ndeshje vajtje-ardhje.

Fituesi i Bologna – Lazio do të përballet në gjysmëfinale me Juventusin ose Atalantën, ndërsa Interi ose Torino do të luajë kundër Comos ose Napolit.

Inter – Torino (4 shkurt)
Atalanta – Juventus (5 shkurt)
Napoli – Como (10 shkurt)
Bologna – Lazio (11 shkurt).

Të ngjashme

Të fundit