Lufta për Liri dhe Pavarësi të vendit kishte bërë që radhëve të UÇK-së t’i bashkohen të gjithë, pa dallim.
Armën në mbrotje të vendit e kishin kapur intelektualë, mësues, artista, sportista dhe patriot tjerë nga vendi dhe diaspora.
Këtë e dëshmon edhe fshati heroik Ashlan, ku në radhët e UÇK-së inshin inkuadruar edhe mësimdhënësit e këtij fshati, si dhe veprimtarë tjerë të çështjes kombëtare.
Ish komandati Sefer Shyti, ka publikuar një foto të rrallë nga lufta në Shtabn e Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës, ku shihen të gjithë të veshur nën stemën e UÇK-së.
Postimi i plotë:
Katër nga luftëtarët në foto ishin mësues/arsimtar/profesor, ishin edukues të brezave të rinjë. Çështjen Kombëtare nuk ua mësuan vetëm me ligjërata por ua treguan edhe në praktikë me kyçje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë shembull konkret si duhet Atdheu dhe sa duhet sakrifikuar për lirinë e tij.
Shumë respekt për ta dhe gjithë luftëtarët e vërtetë të UÇK.
Avdyl Bahtiri (i ndjerë, arsimtar), Brahim Gjaka (arsimtar), Met Shyti (profesor), Bekim Shyti, (Vesel Shyti i ndjerë), Naim Zeka, në pjesën e prapme
Abaz Shyti, Halit Gjaka (arsimtar) dhe Hasan Shyti (i ndjerë).
Ashlan 1998, Shtabi i Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220489537764172&id=1104233695