0.1 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Mësimdhënësit e Vushtrrisë mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

- Advertisement -

Mësimdhënësit e Vushtrrisë mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

02 shkurt – Drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë i kanë dhënë mbështetje Marshit “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

 

Në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, si dhe me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u theksua se ky Marsh  është një thirrje qytetare për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

Drejtorët e shkollave njëzëri u zotuan që bashkë me mësimdhënësit e Komunës së Vushtrrisë do të marshojnë më 17 shkurt në Prishtinë.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u shprehën mirënjohës për mbështetjen e marrë nga komuniteti i arsimit në Vushtrri.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Të ngjashme

Të fundit