29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Mësimdhënësit e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i përshkruajnë ata si nxënës dhe si politikanë

- Advertisement -

Sot, në emisionin “Ora e Pasdites” të ftuar ishin profesori universitar i kryeministrit Albin Kurti Salem Lepaja dhe Fadil Hajrizi arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë i presidentes Vjosa Osmanit.

Ata folën sot për karrierën politike të ish-nxënësve të tyre dhe edukimin që ju kanë bërë tashmë liderëve shtetërorë.

“Kryeministri i ka regjistruar studimet në Fakultetin Elektroteknik, drejtimi Telekomunikacion-Informatikë në vitin 1993-1994 jashtë objekteve të institucioneve shkollore në atë kohë. Unë kam qenë prodekan për mësim dhe qysh atëherë më ka rënë në sy se ka qenë i pari në regjistër në provimin pranues, dhe suksesin nga shkolla e mesme e ka pasë të shkëlqyeshëm. E kam takuar disa herë pasi që është bërë kryeministër kohën e fundit jo, por jam takuar shumë herë”, thotë Lepaja për Kurtin, transmeton Klan Kosova.

“Vjosa ka pas sukses shumë të mirë, të shkëlqyeshëm. Ajo gjithmonë ka qenë e shkathët edhe në të shprehur, e logjikshme punëtore vërtetë e madhe. Pasi është bërë presidente nuk e kam takuar, në të vërtetë në vitin 2000 kur kanë diplomuar po edhe një herë në qytet kur ishte një donacion në Bibliotekën e Qytetit ajo përkthente me një grup. Më bën të ndihem mirë kur është punëtore. Jo vetëm në paralelen e Vjosës por edhe në disa klasa të tjera sidomos në drejtimin e shkencave kemi pas vërtetë nxënës shumë të fortë”, u shpreh Hajrizi.

Për të shikuar intervistën e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm:

Të ngjashme

Të fundit